Fakti i rëndë për grabitjen në Rinas, thasët me para të BKT nuk ishin me GPS

Policia e Tiranës ka konstatuar një fakt të rëndë në lidhje me grabitjen e tetë thasëve me para në rrugën drejt Rinasit. Shuma monetare mesohet se ka dale nga Banka Kombetare Tregtare, BKT dhe po transferohej ne drejtim te Vjenes.
Sipas verifikimeve, ka rezultuar se në kundërshtim me rregullat, thasët me para ishin të pa pajisur me mjete GPS që do të mundësonin gjurmimin e tyre.
Kjo është në kundërshtim me ligjin dhe me rregulloret për transfertat e shumave të mëdha të parave që dërgohen nga bankat në drejtim të aeroportit për tu dërguar jashtë vendit.
Sipas rregullave, banka dhe policia private që kryejnë transfertën duhet të vendosin pajisje GPS në thasët me para në mënyrë që lëvizja e tyre të jetë e gjurmueshme edhe në rast se thasët bien në duart e grabitësve.
Një tjetër fakt i rëndë është se kamerat monitoruese të vendosura në automjetet që u përdorën për transportimin e parave, kanë qenë jashtë funksionit./lajmifundit.al

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

E rëndë në Lezhë, humb jetën vajza 6 vjeçe, ra nga kati i shtatë

Një vajzë 6-vjeçare ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të mërkure në ...