Ngritën fabrikë kanabisi, arrestohen 5 shqiptarët në Britani

Kliko per me shume info

Pesë shtetas shqiptarë u dërguan para gjykatës në Northampton në Britani me akuzën e prodhimit të kanabisit. Arrestimi dhe akuzat ndaj tyre erdhen pasi policia sekuestroi të enjten mbi 1000 bimë kanabisi në një shtëpi të madhe me anekse të shumta.

Shtetasit Endrit Asllani, 24-vjeç, Martin Feuzullau, 19-vjeç dhe Besmir Plaka, 28-vjeç akuzohen për prodhim kanabisi dhe posedim dokumentesh false italiane, pasi fillimisht ata deklaruan se ishin italianë.

Kliko per me shume info

Sipas policise, Bruno Vishkulli, 19-vjeç dhe Aural Guini, 23-vjeç akuzohen për prodhim kanabisi. Të pestë të rinjtë shqiptarë dyshohet se kanë hyrë në mënyrë ilegale në ishullin Britanik.

Mediat britanike shkruajnë se policia gjeti qindra bimë kanabisi në shumë dhoma ku po rriteshin, thaheshin dhe përgatiteshin për shpërndarje.

Të akuzuarit nuk pranuan akuzat dhe do të paraqiten para gjykatës serish muajin tjetër.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here