Ermal Meta në Sanremo 2017, ja ku vend u rëndit

31
Kliko per me shume info

Francesco Gabbani është fituesi i festivalit Sanremo 2017 në Itali me këngën “Occidentali’s Karma”. Ndërsa, shqiptari, Ermal Meta, ka mundur të pozicionohet në vendin e tretë me këngën “Viettato Morire”, një këngë kushtuar dhunës ndaj grave. Në vendin e dytë është renditur Fiorella Mannoia me këngën “Che sia Benedetta”.
Talenti muzikor i kantautorit shqiptar me origjinë nga Fieri i ka dhuruar këngë të sukeseshme këngëtarëve si Francesco Renga, Annalisa, Giusy Ferreri, Patty Pravo, Mengoni e Lorenzo Fragola, por sot në veshjen e një solisti bind më shumë.
Kënga e tij vlerësohet nga juria e gazetarëve si teksti më i mirë i “Sanremo 2017”, por dhe stili i tij në veshje është nga më të vlerësuarit për elegancë e origjinalitetin e ngjyrave dhe të detajeve.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here