Emri/ Parakalimi i gabuar, humb jetën 47-vjecari në Shkodër

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në aksin Shkodër – Vau i Dejës.

Policia bën me dije se në aksident u përfshi mjeti tip ‘Skoda’ AA 632 HK, i cili u përplas me kamion me targa AA 935 LO.

Si pasojë, drejtuesi i ‘Skodë-s’ i identifikuar si Edmond Lisi, 47-vjeç, humbi jetën në spitalin e Shkodrës, ndërsa shoferi i mjetit tjetër është jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ndodhi rreth orës 14:30 të ditës së sotme. Policia njofton se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar nga 47-vjecari, i cili është përplasur me kamionin, pastaj ka përfunduar në një kanal anësor.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Djali denoncon në polici: U zhduk sapo zbriti në Rinas, çfarë ka ndodhur me motrën time

Një i ri  tre ditë më parë ka denoncuar zhdukjen e motrës ...