Emigranti: Policët janë hajdutë, Rama: Provo t’u japësh lekë kur të vish!

Kryeministri Rama, pas Komunikimit Javor, ka gjetur kohën për të replikuar me disa prej ndjekësve të tij në Facebook.

Teksa foli për grabitjen në Qafë Kashar të enjten e kaluar, ku mohoi përfshirjen e Policisë së Shtetit në këtë grabitje, një emigrant i ka shkruar kryeministrit se policët janë të gjithë super hajdutë.

Por ky koment, ka marrë përgjige nga vetë kryeministri Rama.

“Edi ti ke të drejtë që i mbron se policia do të jetë në shërbim të popullit të shkretë, e ëkshtu duhet të jetë, por ama të jesh i sigurt se janë super hajduta”,-shkruan komentuesi.

“Kur të vish ndonjëherë nga Treviso provo t’u japësh lekë, po vetëm mos thuaj pastaj pse më arrestuan. Respekte”,-përgjigjet Rama.

Kryeministri Rama është mjaft aktivë në rrjetet sociale, ku jo rrallë herë, replikon me ndjekësit e tij.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

I riu i tregon kryeministrit ç’duhet të bëjë, Rama i kontrollon Facebook-un dhe ja ç’i thotë

Nje djale i ri i quajtur Kristiano i ka kërkuar Ramës që ...