Elvis Rroshi i vendosur për mandatin, nësër përballë Gjykatës Kushtetuese

Aktualitet

Elvis Rroshi ditën e nesërme do të përballet me Gjykatën Kushtetuese, ku do të shqyrtohet padia për të shfuqizuar vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të Bashkisë së Kavajës.

Pritet të diskutohet edhe vendimi i KQZ-së i cili i hoqi mandatin në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

Mësohet se seanca është parashikuar të mbahet në orën 10:00.

Objekti i shqyrtimit ne Gjykatë Kushtetuese :

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shfuqizimi i nenit 2, pika 1, shkronja “a”; neni 2, pika 2; neni 4, pika 1, pika 5, pika 6 dhe pika 7; në nenin 10 fjalët “moszgjedhje” dhe shkronja “d”; neni 14 dhe nenit 15 për funksionarin publik kryetar i bashkisë, të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Shfuqizimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.952, datë 29.12.2016 “Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë Kavajë, z. Elvis Roshi”. Shfuqizimi i Vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nr.174, datë 29.12.2016 “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik, z.Elvis Roshi, Kryetar i Bashkisë Kavajë në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Shqyrtimi i kushtetutshmërisë së të gjithë ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave qe zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

ME TE LEXUARAT