Eksploziv makinës, 39 –vjeçari i shpëton atentatit në Krujë

Aktualitet

Një shpërthim i forte eksplozivi ka ndodhur gjatë orëve të natës në Krujë.

Burime zyrtare thanë se rreth orës 03:15, në fshatin Borizanë ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur në një automjet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Makina, një Peugeot, është në pronësi të 39 – vjeçarit A.H, banues në këtë fshat dhe ka qenë e parkuar pranë banesës së tij.

Policia thotë se si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ku është krisur xhami i parë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT