Ekspertët vazhdojnë diskutimin për ndarjen e kufirit Kosovë-Mali i Zi

Kosovë&Rajon

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, po vazhdon me prezantimin publik të të gjitha të dhënave, materialeve dhe gjetjeve që lidhen me demarkacionin në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Zëdhënësi i komisionit, Tomor Çela edhe dje është ballafaquar me shumë qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve, të cilët po kundërshtojnë raportin e këtij komisioni.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një hartë për atë pjesë e ka dorëzuar edhe ministri i Kulturës, Kujtim Shala, për të cilën Çela tha se do të analizohet në të ardhmen.

Prezantimi publik i të gjitha të dhënave, materialeve dhe gjetjeve po bëhet në mjediset e Qeverisë, duke filluar nga ora 10:00-15:00. Ky diskutim publik do të zgjasë deri më 24 shkurt.

ME TE LEXUARAT