Këshilla për jetën seksuale, ja si të bëheni ekspert në shtrat

Soft

Për të qënë ekspertë në shtrat, nuk është e thjeshtë. Eskpertët e seksit kanë disa këshilla për ju:

1. Dëgjoni dhe mësoni

Nuk ekziston ajo që dikush që është i mirë në seks, varet komplet nga partneri me të cilin e bën atë. Kur themi dikush është i mrekullueshëm në shtrat, ajo çfarë po themi në fakt është stili i njëjtë i seksit që e bëjnë dhe praktikimi i teknikave në mënyrën si dëshirojmë. Nëse dëshironi të jeni dashnori më i mirë në shtrat që partneri juaj ka pasur ndonjëherë, e gjitha çfarë ju duhet të bëni është gjërat që partneri i pëlqen. Është shumë e thjeshtë.

2. I keni mësuar gjërat bazike por dëshironi më shumë

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shumica e njerëzve i dinë gjërat bazike për të qenë një dashnor i mirë. Por më shumë informacione mbi seksin është më mirë. Ju ndihmon se si gratë kanë nevojë për stimulim të klitorisit dhe se si meshkujt adhurojnë të marrin seks oral. Këshilla të mira por nëse nuk e dini si ta bëni njërën dhe tjetrën, atëherë këto këshilla janë të padobishme, transmeton Gazeta Express.

Aftësitë në seks mund të mësohen dhe të gjithë ne mund t’i përmirësojmë ato. Për të stimuluar përdorni gishtat, gjuhën ose një lodër seksi, dhe atëherë jeni në teknikën e duhur.

3. Praktika është e përkryer!

Parashikuesi më i mirë i orgazmës tek gratë e reja është numri i eksperiencave seksuale që ato kanë pasur. Me fjalë të tjera, sa më shumë seks që keni bërë, aq më të mirë jeni në të. Eksperienca ndihmon!

4. Nuk gjykoni

Të jesh në gjendje që me qetësi të dëgjosh atë çfarë partneri juaj ka nevojë dhe dëshiron seksualisht pa e marrë personalisht, është mënyra më e mirë për një seks më të mirë.

5. Jeni të hapur për të provuar gjëra të reja

Rutina është ngushëlluese për shumicën e njerëzve dhe kjo nuk e përjashton as seksin. Por përderisa rutina është një bonus për t’iu bërë që të qëndroni së bashku, është puthja e vdekjes në shtrat. Arsyeja kryesore pse njerëzit nuk provojnë gjëra të reja nuk është sepse brengosen se nuk do t’i pëlqejnë ato, por për shkak se mendojnë se do të duken budalla ose jo aq të mirë në të.

ME TE LEXUARAT