Eduart Kukan kundër bojkotit: Opozita shqiptare të kthehet në Kuvend
Lajmifundit
/
21 Shkurt 2017, 19:04
Politikë
Eurodeputeti i djathtë, Eduard Kukan duket se është deklaruar në një linjë me deklaratat e Raporterit Fleckenstein kundër bojkotit të Parlamentit nga ana e opozitës shqiptare.
Në një postim në Twitter, Kukan ka thënë se “opozita ka ende shumë punë për të bërë para zgjedhjeve parlamentare, në Kuvendin e Shqipërisë”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Bojkoti nuk e ndihmon atë t’i mbarojë këto punë”, shkruan Kukan në apelin e tij drejtuar të djathtës shqiptare që ndodhet në ditën e katërt të protestës.