E rëndë në Vlorë, flakët shkrumbojnë një banesë

Një banesë në Vlorë është përfshirë nga flakët, ditën e sotme, rreth orës 10:00, në lagjen “Partizani’’, duke e shkrumbuar plotësisht. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën drejt vendit të quajtur “Kuzum Baba” ku është përfshirë nga flakët një banesë private, në pronësi të shtetasit I.A., rreth 58 vjeç. Policia bën me dije se nuk ka asnjë person të lënduar, pasi nuk kishte njeri në banesë.
Banesa po digjet plotësisht dhe rrezikohen dy banesa të tjera që ndodhen pothuajse ngjitur me banesën në fjalë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se flakët janë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike në banesë.
Në vendngjarje ndodhen shërbime të policisë si dhe dy shërbime zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tiranë, zbulohet punishtja ilegale që prodhonte konserva peshku, xaxiq

Policia deklaroi se një punishte që prodhonte në rrugë të kundraligjshme, turshi, ...