E rëndë në Itali, shqiptarja gjendet në banesë e qëlluar me plumb në gjoks

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e djeshëm në Valleluce, Frosinone., ku një grua e plagosur në gjoks, me një plagë të shkaktuar nga armë zjarri, e kalibrit 22mm. Gruaja 46-vjeçare me origjinë shqiptare u transportua me urgjencë në spitalin Santa Scolastica për një plagë të shkaktuar me një goditje arme zjarri në gjoks. Më pas u transferua në spitalin “Umberto I” në Romë në gjendje të rëndë.

Karabinierët dyshojnë për tentativë vetëvrasjeje por po hetohen edhe pista të tjera të krimit për të mos përjashtuar asgjë. Ndërkohë priten rezultatet e ekspertizës edhe për të shoqin, i cili është marrë në pyetje deri vonë dje për shkak të armës pa leje që mbante në shtëpi.

NGJARJA

Thirrja tek numri i emergjencave 118 është bëra nga bashkëshorti i 46-vjeçares shqiptare, një punëtor nga Sant’Elia, rezident në Valleluce. Sipas hetimeve paraprake, ka qenë gruaja që ka marrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar veten në gjoks. Një goditje të vetme. Për fat jo në gjendje për ta vrarë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më pas, ashtu zvarrë me gjoksin të mbushur me gjak, ajo ka shkuar në dhomën ku ndodhej bashkëshorti i saj, i cili ka marrë në telefon ndihmën e shpejtë. Gruaja u transportua në Santa Scolastica në Cassino me kod të kuq e në gjendje shumë të rëndë. Më pas u transferua në Romë, në spitalin “Umberto I”, ku pasditen e djeshme i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale delikate.

Karabinierët e Cassinos kanë dëgjuar gjatë dëshminë e burrit të 46-vjeçares, i cili është vënë nën hetim për armën.

Sipas policisë, duket si një tentativë vetëvrasjeje por nuk përjashtohen edhe pistat e tjera, ndaj hetuesit po kërkojnë detaje dhe informacione për jetën e saj, problemet familjare dhe personale.

ME TE LEXUARAT