E rëndë në Gramsh, zjarr i madh në qytet, policia zbardh ngjarjen
Lajmifundit
/
21 Shkurt 2017, 10:12
Aktualitet
Zbardhet ngjarja e rëndë e ndodhur në Grmash mbrëmjen e shkuar, ku një pallat në Lagjen “18 Gushti” mori flakë.
Pas njoftimit nga banorët, menjëherë në vendngjarje kanë vajtuar forca të shumta policie ku kanë bërë evakuimin e banorëve dhe shërbimet e zjarrfikëses që punuan për shuarjen e zjarrit.
Shërbimet e policisë kanë bërë evakuimin e të moshuarës R.D, 75 vjeçe. Si rezultat ka patur vetëm dëme materiale ku janë djegur 6 banesa
Shkak i rënies së zjarrit dyshohet të ketë qenë soba me dru e një banese. Grupi hetimor vijon punën për kryerjen e veprimeve hetimore dhe proçeduriale.