E rëndë në Afganistan, burri i pret veshët gruas (Foto)

Kliko per me shume info

Një grua 23 vjeçe nga Afganistani, ka ra pre e dhunës së bashkëshortit të saj. Gruaja tregon për BBC se burri i saj e ka lidhur dhe ia ka prerë të dy veshët gjatë një sulmi të dhunës familjare në provincën veriore të Balkh. Zarina, momentalisht është në gjendje të qëndrueshme por të traumatizuar dhe ndodhet në spital.
“Nuk kam kryer asnjë mëkat. Nuk e di pse bashkëshorti im ma bëri këtë”, tha ajo.
Bashkëshorti i gruas është në arrati, tha policia për mediat lokale.
Zarina tha për BBC se ajo u martua në moshën 13 dhe se “marrëdhëniet me burrin e saj nuk ishin të mira”.
Në një tjetër intervistë për Tolo Neës, Zarina u ankua se i shoqi ishte përpjekur t’ia ndalojë edhe takimet me prindërit e saj. Ajo u shpreh se donte të divorcohej nga ai.

Kliko per me shume info

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here