E pabesueshme! Momenti i vrasjes së ambasadorit rus shpallet fotoja më e mirë e vitit në media

Soft

E pabesueshme por e vërtetë! Momenti i vrasjes së ambasadorit rus, është shpallur fotoja më e mirë e vitit në media. Fotografi i prestigjiozes Associated Press, Burhan Ozbilici, fitoi çmimin për fotografinë më të mirë në konkursin e "World Press Photo".

Ai u vlerësuar për shkrepjen në momentin kur u vra ambasadori rus në Ankara nga një pjestar i forcave policore të Turqisë, i cili ishte rekrutuar nga grupi terrorist Al Nusra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"E kisha shumë të vështirë ta bëja këtë fotografi, ishte shumë e rrezikshme por në të njëjtën kohë kam kuptuar se ajo ishte një histori shumë e rëndësishme", ka thënë Ozbilici.

ME TE LEXUARAT