E pabesueshme/ Dhimbja e secilit dhëmb tregon problemin me organin e caktuar

Soft

Një tjetër mënyrë për të kuptuar problemet në organizmin tuaj, është zbuluar. Problemet me dhëmbët e caktuar tregojnë problemet me organet e caktuara.Ndonjëherë dhembja shfaqet në dhëmbin e shëndoshë, ndonjëherë në atë të prishurin, por ndodh që të “ther” edhe në vend ku nuk ka më dhëmbë.

Mirëpo, para së gjithash, higjiena e dhëmbëve është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe dhembja në këtë dhëmbë, në rend të parë, mund të thotë që thjesht keni karies apo dhëmbi duhet të shërohet për shkaqe të tjera.

Dhëmbët e përparmë – inflamacioni i fshikës urinare, inflamacioni i veshit, inflamacioni i veshkave.

Dhëmbi i parë – angina, inflamacioni i prostatës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dhembjet kronike në dhëmbin e syrit – inflamacioni i fshikës të tëmthit, hepatiti.

Paradhëmballa (gjendet midis dhëmbit të syrit dhe dhëmballës) – koliti, reaksione alergjike, inflamacioni i mushkërive, disbalanca e baktereve të mira.

Dhëmbi i katërt (i sipërmi dhe i poshtmi) – probleme me gjurin, bërrylat dhe supet, sëmundja e zorrës së trashë, disa procese inflamatore.

Cilado dhëmballë qoftë – problemet me lukthin, pankreasi kronik (inflamacioni i gjëndrës së barkut), anemia, gastriti kronik.

Dhëmbi i gjashtë i poshtëm – probleme me venat dhe arteriet, arteroskleroza.

Dhëmbi i gjashtë i sipërm – inflamacioni i vezoreve, probleme me mukozën dhe pankreasin, sinuset, sëmundja e gurmazit.

Dhëmballa e poshtme – venat e zgjeruara, problemet me mushkëritë (astma bronkiale, inflamacioni, bronkiti), shfaqja e polipeve në zorrën e trashë.

Dhëmballa e pleqërisë – sëmundje zemre, të meta të lindura, sëmundje koronare të zemrës, shkruan Helathy Food Forever.

ME TE LEXUARAT