E dëbuan pas akuzave të rënda, krimineli shqiptar bëhet pronar lavazhi në Angli

Një vrasës shqiptar, është rikthyer sërish në Angli pas dëbimit vite më parë, dhe është pronar i një lavazhi në Leicester.
Sipas Daily Mail, bëhet fjalë për shtetasin Selami Çokaj, 43 vjeç.
Personi në fjalë në vitin 2009 u dëbua nga Britania pasi zyrtarët zbuluan se ishte arratisur nga një burg në Shqipëri, ku dhe ishte i dënuar për një vrasje me thikë në vitin 1994, por kishte arritur të arratisej pas vetëm 3 vitesh kryerje dënim.

Ai është kthyer sërish në Angli duke jetuar me familjen e tij në Leicestershire, ku dhe drejton një firmë lavazhi, madje në mënyrë të pabesueshme jeton me emrin e tij të vërtetë, edhe pse është i njohur nga autoritetet.

Është ende e paqartë se si Çokaj arriti të kalojë forcat kufitare, pasi të ndaluarit me shumë se 4 vite burg e kanë të ndaluar të futen në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ai ishte pjesë e listët së më të kërkuarve të Interpolit.

Çokaj u arrestua dy herë, por më vonë u lirua me kusht nga gjyqtarët. Ai kërkoi azil, gjë që iu refuzua nga Gjykata e Lartë dhe në vitin 2009 e kthyen për Shqipëri.

Në Angli hyri në vitin 1997, duke u hequr si refugjat nga Kosova, nën emrin Valton Gashi dhe tashmë jeton si biznesmen i një lavazhi

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Pronarja i bëri ftesë klientëve për seks me kamarieren, ja si u zbulua rrjeti i prostitucionit

Pronarja e një lokali në rrugën Tiranë- Elbasan, shtetësja Abibe Sh, 50-vjec ...