Operacioni ndërkombëtar/ Kapen dy tonë drogë shqiptare në brigjet greke

Përafërsisht dy tonë drogë  nga Shqipëria janë mbledhur sot në brigjet greke. Droga është mbledhur pas një operacioni ndërkombëtar ku po marrin pjesë disa shtete.

Autoritetet greke njoftojnë se operacioni nisi mëngjesin e së shtunës në zonën në veriperëndim të ishullit grek Korfuzit me pjesëmarrjen e forcave nga Greqia Italia, Danimarka dhe Ukraina.

Deri tani janë identifikuar dhe mbledhur 110 pako me hashash nga anijet greke, italiane, pesha totale e të cilave, sipas vlerësimeve fillestare, është rreth dy ton.

Agjencitë greke dhe evropiane të zbatimit të ligjit kishin informacion se një grup kriminal kishte për qëllim për të transferuar një sasi shumë të madhe të drogës nga brigjet e Shqipërisë në Itali.

Menjëherë, sipas policisë greke, janë mobilizuar shërbimet ndërkombëtare të koordinuara nga autoritetet portuale greke,që përfshijnë: helikopterët, rojen bregdetare greke e cila erdhi nga Athina, avionë të rojës bregdetare italiane dhe Danimarkës dhe dy mjete të tjera ajrore nga vendet e tjera.

Policia vazhdon hetimet për identifikimin dhe kapjen e trafikantëve të drogës.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Rrahu Kreshnik Spahiun, ja si u “hakmorën” protestuesit ndaj 34-vjeçarit Flamur Pirraci

Grushtet ndaj Kreshnik Spahiut, kreut të AK-së, nuk ishin të vetmet në ...