Dy bukuroshe shqiptare në casting për “Victoria’s Secret Angels”

17
Kliko per me shume info

Të jesh një ndër ëngjëjt e “Victoria’s Secret” do ishte ëndrra e çdo modeleje. Mesa duket, edhe për dy modelet e njohura shqiptare, që nuk i kanë rezistuar dot tundimit për të veshur krahët e famshëm.

Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi, bukuroshet që aktualisht jetojnë në Nju Jork, kanë shprehur dëshirën për të qënë pjesë e një prej sfilatave më të famshme dhe më të diskutuara në botë.

Kliko per me shume info

Në një lidhje përmes skype-it, në Wake Up në Top Channel, ato u shprehën entuziaste për casting-un që i pret.

“Kemi kryqëzuar gishtat, i kemi të gjitha parametrat për të qënë ëngjëj, pse jo! O shqiptare, o hiç fare”,- u shprehën vajzat me nota humori, por gjithsesi pa fshehur deshirën për të hapur një kapitull të ri në karrierën e tyre në SHBA.
Madje, ato nënvizuan se nuk janë aspak xheloze për njëra-tjetrën, duke treguar edhe një herë se përveçse kolege, janë edhe mikesha shumë të mira.

“Për fat ne jemi të ndryshme; njëra bionde e tjetra brune dhe sa herë që kërkojnë një brune është Adrola, kur kërkojnë një bionde jam unë”,- tha Xhesika.
Momenti më interesant ishte kur dy vajzave iu bashkua edhe djali i Adrolës, Troi, që nuk iu nda së ëmës gjatë gjithë intervistës.top channel


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here