Durrës, gjykata urdhëroi ndërprerjen e punimeve, ja çfarë bën Vangjush Dako (Foto)

32
Kliko per me shume info

Një ditë më parë, gjykata administrative e Durrësit ka urdhëruar pezullimin e punimeve për zbatimin e projektit “Veliera”, në pjesën e sipërme të sheshit që përfshihet në zonën arkeologjike A.
Në një seancë gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, gjykata shqyrtoi kërkesën e shoqërisë civile për pezullimin e punimeve për ndërtimin e Velierës ku gjatë gërrmimeve kanë dalë në dritë rrënoja dhe objekte me interes historik.
Por kjo mesa duket s’do të thotë asgjë për kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako i cili guxon të dalë mbi gjykatën e ligjin. Ditën e sotme punimet kanë vijuar sikur asgjë mos kishte ndodhur dhe sikur Gjykata Administrative mos kishte marrë asnjë vendim.
Këto janë fotot e saposhkrepura nga “vendi i krimit” dhe kanë ngjallur zemërim te përfaqësuesit e Grupimit Qytetar të cilët u entuziazmuan dje për vendimin pasi në cilësinë e paditësit të Bashkisë së Durrësit siguruan fitoren e parë në mbrojtje të vlerave të trashëgimisë së pasur kulturore që mbart nëntoka e Durrësit./neësbomb

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here