Miqësia e vjeter me ish-kryeministrin, Agron Duka: Fatos Nanon e kam mik, por…

Kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste ka sjellë në emisionin  “Arena” në Ora News qëllimet dhe pritshmëritë e partisë së tij në këto zgjedhje.
Sipas Duka, Shqipëria duhet të ketë në parlament një zë të fuqishëm që të mbrojë interesat e zonave rurale, por edhe ato urbane.

I pyetur nëse do ta favorizonte në këto zgjedhje miqësia e vjetër që ka me Fatos Nanon, Agron Duka thotë se edhe pse Nanon e ka mik nuk do të guxonte kurrë që ta orientonte atë politikisht.

Në këndvështrimin e tij Duka thotë se në Shqipëri nga të gjitha qeveritë bujqësia është parë si një gjysëm prioritet.

Ai ka përmendur një sërë fakorësh që e penalizojnë sot zhvillimin e bujqësisë dhe thotë se duhet nje strategji e plotë dhe një prioritet i plotë për zhvillimin e fshatit dhe bujqësisë.

Si një nga hartuesit e programit për bujqësinë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2013, Agron Duka thotë se ai program ishte mjaft i realizueshëm pasi u bë nga specialistët më të mirë të fushës që sot janë pjese e PAA-së.

Duka: “Ai program nuk u pa si prioritet, madje u tradhëtua, pasi një nga pikat e tij ka qenë ulja e çmimit të karburantit për bujqësinë pasi ne na konkurojnë prodhimet e rajonit dhe shumë produkte i importojmë, duke qenë se kanë një kosto më të ulët”.

Në aspektin politik, Agron Duka thotë se nga 12 qarqe ku do të jenë prezent, PAA pretendon që në 8 prej tyre të nxjerrë deputetë.

Përsa i takon zgjedhjeve në Ersekë ku PAA ishte përballë PS-së, Duka shprehet se ishte i qartë se kishte shumë pak shpresë për  të fituar, por këto zgjedhje për Partinë Agrare patën arritjet e veta pasi hyri në një betejë ku kishte 0 vota dhe arriti të merrte 3 mijë vota edhe pse pjesa më e madhe ishin e PD-së.

Agron Duka mendon se dhe në këto zgjedhje do të vazhdojë në të njëjtën aleancë me PD .

Por partia e tij është e vendosur kur thotë se “Ose në këto zgjedhje do të ketë votim elektronik ose qeveri teknike”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Thirrjet e Bashës, PS: Nishani të thërrasë Këshillin e Sigurisë

Thirrjet për dhunë të Lulzim Bashës, nga tenda  pra Kryeministrisë, përbëjnë motiv ...