Familja gjigante, nevojitet “dron”-i për një foto

Kjo është një “mbledhje e vërtetë familjare”. 500 persona kanë pozuar për një foto spektakolare që po bën xhiron e rrjetit, pranë Zhengzhou, në lindje të Kinës.

Ata janë të gjithë pjesëtarë të familjes Ren, plot 6 breza. Sipas Ren Tuanjie, kreu i Partisë Komuniste në fshatin Shishe, ku u zhvillua grumbullimi i veçantë pjesëtarët e familjes jetojnë në Pekin, Shanga, Xinjiang dhe Tajvan dhe u mblodhën së bashku si pjesë e një projekti për kompletimin e pemës së tyre gjenealogjike me rastin e festivalit pranveror.

LEXO EDHE:  Hyri e zuri vend në sedilje, vajza seksi i habit të gjithë me veprimin e saj të "pisët"
Kliko per me shume info

Për të përfshirë në objektiv të gjithë të pranishmit, që do të ishin të mjaftueshëm për të mbushur dy avionë “Boeing 787”, ishte i nevojshëm përdorimi i një droni.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here