Drogë në afërsi të fshatit Gotull, 800 m larg vendit ku ra avioni në Ishëm, ja çfarë thotë policia

Aktualitet

Gjendet 1 ton kanabis në afërsi të fshatit Gotull të Kurbinit, rreth 700-800 metra larg vendit ku ra avioni në Ishëm pak muaj më parë. Sipas njoftimeve, deri më tani nuk dihen detaje, nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Mësohet se lënda narkotike ishte paketuar dhe do të transportohej me skaf drejt Italisë. Sasia në fjalë është sekuestruar nga policia e Kurbinit.

Sakaq, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe disa bidona me benzinë.

ME TE LEXUARAT