Kapen 2.2 tonë kanabis në Lezhë e Tepelenë, sekuestrohet gomonia

Kliko per me shume info
Foto Ilustruese

Mbi 2 ton drogë është bllokuar nga policia, në dy aksione të ndryshme.

Gjatë një aksioni të policisë kufitare është sekuestruar në Shëngjin 1 ton e 450 kg kanabis. Mëngjesin e sotëm Policia Kufitare, ka parë një gomone në grykëderdhjen e lumit Ishëm.

Kliko per me shume info

Gjatë kontrollit në gomone nuk kishte njerëz e as përreth saj. Por gjatë kontrollit në zonë, në vendin e quajtur Godull u gjet sasia e madhe e drogës, e fshehur në shkurre. Kanabisi ishte paketuar dhe gati për trafikim. Policia bën me dije se po heton për trafikantët.

Ndërkohë një tjeter operacion është zhvilluar në Tepelenë ku është sekuestruar dhe më pas është djegur një sasi prej 762 kg kanabis. Policia ka identifikuar “pronarin” e drogës.

Gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçarit G.D., në fshatin Dhëmblan janë gjetur 55 thasë plasmasi me ngjyrë të zezë ku brenda tyre kishte kanabis.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here