Sekuestrohen 128 kg drogë në Janinë, në pranga një shqiptar dhe një grek

Një shqiptar dhe një grek kanë rënë në prangat e policisë gjatë një operacioni të zhvilluar në Pogon të Janinës.

Këta dy shtetas janë arrestuar, pasi janë kapur me 128 kg drogë. Policia greke ka ndaluar dy mjete, njëra që bënte kontrollin e rrugës dhe tjetra ishte e ngarkuar me drogë.

Në mjet u gjetën dhe sekuestruan 128 kg kanabis. Në pranga ranë një shqiptar 33- ­vjeç dhe një shtetas grek 28­- vjeç. Destinacioni i lëndës narkotike ishte tregu grek, ndërsa po punohet për zbulimin e plotë të rrjetit të trafikantëve. Për këtë operacion policia greke bashkëpunoi me policinë shqiptare.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

EMRI/ Policia mban nën vëzhgim shqiptarin, i hyn në banesë dhe gjen “dyqan kokaine”

Një 22-vjecar shqiptar është arrestuar sot nga Policia italiane. Shqiptari i identifikuar si Alban ...