Në Zakyntho të Greqisë deti vazhdon të nxjerrë pako me drogë të hedhur nga disa trafikantë që po e transportonin me skaf.
Konkretisht në vendin e quajtur “Porto Roma” është konstatuar 1 pako e madhe që përmbante brenda 4 pako më të vogla me 20 kg marijuane në total.
Kjo sasi mendohet se i përket drogës së gjetur më 22 janarit ne brigjet e Zakynthos.