Homazhet e Dritëroit, Rama fjalë prekëse: “Po të mos më shtrëngonte detyra, do t’i bëja bisht kësaj ceremonie’’

59
Kliko per me shume info

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim tepër prekës gjatë homazhit për Dritëro Agollin. Me një mesazh të ndjerë dhe duke risjellë në vëmendje vargje të njohura për publikun nga kolosi i letrave shqipe, Rama pohoi se Dritëro Agolli i ‘luante syrin’ vdekjes.
I pranishëm në ceremoninë shtetërore që po mbahet në Pallatin e Kongreseve në nder të shkrimtarit, kreu i qeverisë theksoi se ikja e Agollit ishte si një kthim prej andej nga erdhi.
“Po të mos më shtrëngonte detyra, do t’i bëja bisht kësaj ceremonie dhe sëkëlldise së madhe të të qenit këtu. Siç ndodh gjithnjë kur vdes gjithkush, të dukurit të rreshtohen për t’i dhënë vdekjes së ky dikushi na përket neve dhe jo ju. Sëkëlldia ma sjell mua afër atë dikushin e madh të kyçur në atë arkë në atë kreshtën e parë fytyrën si të rrahur nga të gjitha erërat, një gotë në dorë, dhe sytë më thonë: “Ore ç’po thua, ç’ështe kjo mbledhje. Jeni mbledhur për të folur për mua”. Ne këtu flasim e flasim, pasi ai i tha të gjitha. La gruan dhe iku me vdekjen. Iku me të dytën, për mos të humbur të parën. Kjo hije e Dritëroit, është si një kthim përfundimtar prej andej nga erdhi teksa jepte dhe merrte një jetë të tërë.”, tha Rama.

Shkrimtari i madh ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare të premten në sanatoriumin e Tiranës, ku ishte shtruar prej 9 ditësh pas një sëmundje të rëndë në mushkëri që e mundonte prej kohësh. Një dite më parë miq, të afërm, artistë, politikanë, qytetarë të thjeshtë kanë ngushëlluar familjen e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli. Figura e Dritëroit vlerësohet me fjalët me të zgjedhura, nga ata që sot e ndiejnë se ai do t’iu mungojë shqiptarëve.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here