Video e rrallë, kur Dritëro Agolli theu tabunë e kërkoi reformimin e PPSH

Shkrimtari Dritëro Agolli, njeheresh edhe politikan ka lënë gjurmë edhe në politikën shqiptare jo vetëm gjatë periudhës së regjimit komunist, por edhe gjatë viteve të tranzionit.

Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë për 40 vite (30 vite në komunizëm dhe 10 në demokraci), duke përfshirë të dy periudhat politike në vend.

Një video e rrallë është publikuar në rrjetet sociale pasi shkrimtari i madh u nda nga jeta në moshën 85-vjeçare. Fjalimi është shkëputur nga Kongresi i Partisë së Punës, me 10 qershor të 1991.

Agolli kërkonte reformimin e partisë, ndërsa pjesëmarrësit në Kongres dukshëm ishin kundër kërkesës së tij. Salla bërtiste kundër tij dhe i dërgonte letra kërcënuese në tribunë (siç duket edhe në video).

Fjalimi dytë u mbajt në një kongres të vitit 1996 kur kryetari Fatos Nano inicioi nga burgu një mocion kundër drejtuesve të partisë: Servet Pëllumbi, Namik Dokle, Luan Hajdaraga dhe Ilir Meta.

Nano e kishte quajtur PS-në një kënetë dhe përgjigjja e Dritëroit ishte se “nëse PS është një kënetë, atëherë Nano është një buf kënete”.

Shkrimtari i madh Dritëro Agolli u nda sot nga jeta në moshën 85-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë në mushkëri.

Fjalimi i rrallë i Dritëro Agollit në Kongresin… by PanoramaVideo

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kodheli: Ushtria shqiptare në luftën ndaj ISIS, na e kërkoi SHBA

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, diten e sotme raportoi në Komsionin e ...