“Dridhen” gjyqtarët e prokurorët, ja kush ka mbërrituy në Tiranë

Në kuadër të nisjes së procesit të vettingut, kanë mbërritur sot në Shqipëri ekspertët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).

Gjatë ditës së premte pritet të verifikimi i kandidatëve për institucionet e Vettingut.

Kryetarja e misionit Genoveva Ruiz Calavera dhe 3 anëtarët e tjerë që do të përbëjnë ONM kanë mbërritur në Tiranë pasditen e kësaj të marte.

Tre Zyrtarët e tjerë pjesë e misionit janë nga Gjermania, Italia dhe Austria. Pritet të ngrihet edhe një bord vendimarrieje në të cilin do të jenë anëtarë edhe ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Anëtarët e ONM do të qëndrojnë me mision përgjatë kohës që do të kryhet Vettingu ndërsa ata do të largohen për t’i lënë vendin grupit tjetër të ONM kur të ngrihen Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit dhe kolegji i Apelimit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kodheli: Ushtria shqiptare në luftën ndaj ISIS, na e kërkoi SHBA

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, diten e sotme raportoi në Komsionin e ...