Drejtonte makinën në gjendje të dehur shoferi në Korçë, përplaset rëndë me një tjetër mjet

Aktualitet

Një 38 vjeç është arrestuar nga policia e Korçës, pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur, ku si për pasojë është aksidentuar rëndë me një tjetër mjet, duke lënë të plagosur. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, ku shtetasiThanas Kuqo, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i fshatit Libonik”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Toyota”, me targë MIK 6983, është përplasur me mjetin tip “Honda” me targa AA 374 IR, me drejtues A.O., 38 vjeç, banues në Pogradec.

Për pasojë ka marrë dëmtime ky i fundit si edhe F.L, 31 vjeç, banues në fshatin Leshnicë-Pogradec, të cilët ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

ME TE LEXUARAT