Drafti/ Makinat, pensionet dhe bizneset, ja si do të mund të përfitoni nga amnistia

Kliko per me shume info

Amnistia do të fshijë taksat e papaguara, gjobat dhe kamatë­ vonesat për makinat dhe bizneset, por edhe gjobat për kontributet e papaguara të pensioneve. Qeveria parashikon që zbatimi i ligjit të faljes pa kusht të përfshijë fshirjen e të gjitha detyrimeve të papaguara deri më 31 dhjetor të 2010.
Për këtë periudhë të vetmet taksa që nuk do të fshihen do të jenë kontributet për sigurimet shoqërore, por do të fshihen gjobat e krijuara nga mospagimi i taksës. Gjobat nga mospagimi i kontributeve në sigurimet shoqërore do të fshihen edhe për periudhën 1 janar 2011 deri më 31 dhjetor 2014, me kushtin që të paguhet i gjithë detyrimi.

SI DO TË ZBATOHET AMNISTIA PËR PENSIONET
Për kontributet e sigurimeve shoqërore, objekt i draftit të fshirjes së detyrimeve do të jenë vetëm gjobat për sigurimet shoqërore të papaguara. Drafti përcakton se gjobat e kontributeve do të fshihen pa
kusht deri në dhjetor të 2010­s. “Fshihen gjobat dhe kamatëvonesat për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, që u përkasin periudhave tatimore dhjetor 2010 e më parë, të cilat rezultojnë të regjistruara në llogarinë e subjektit”, thuhet në relacionin e projektligjit.

Kliko per me shume info

Shkak i mosfshirjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore është që personat e rinj që do të mbushin moshën e daljes në pension të mos përfitojnë më pak pension. Në rast se këto kontribute të papaguara do
të fshiheshin, atëherë për këtë periudhë nuk do të ketë pagesa, çka do të thotë që këta persona do të përfitonin më pak pension. Për periudhën nga 1 janari 2011 deri në dhjetor të 2014, gjobat për kontributet e pensionit do të fshihen me kushtin që të paguhet i gjithë detyrimi për kontributet e sigurimeve shoqërore. Për periudhën e faljes së gjobave me kusht, drafti përcakton se afati i pagimit të detyrimit të plotë është 6 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit.

MAKINAT
Për makinat do të fshihen të gjitha taksat e papaguara deri në 2010, ndërsa për periudhën nga 1 janari 2011 deri në dhjetor 2014 falen vetëm gjobat për taksat e papaguara të makinave, me kushtin që të
paguhet principali. Në total, për makinat, Drejtoria e përgjithshme e Transportit Rrugor llogarit faljen e rreth 15 milionë dollarëve detyrime.

Nga ligji i fshirjes së detyrimeve do të përfitojnë rreth 140 mijë makina. Bëhet fjalë për faljen e taksës vjetore të regjistrimit të makinës, taksën vjetore të qarkullimit rrugor, taksën vjetore e
mjeteve të përdorura dhe taksat e mjeteve luksoze. Amnistia parashikon se, nëse drejtuesi i mjetit kërkon të mos e nxjerrë atë nga qarkullimi, duhet të paguajë detyrimet pas 2010, në këtë rast i fshihen gjobat, por edhe taksat e papaguara para kësaj periudhe. Pra, për të shmangur çregjistrimin e makinës, pronari duhet të paguajë taksat e periudhës nga 2011 deri në 2014. Në rast të kundërt, 6 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit makina do të çregjistrohet, ndërsa targa do t’i dërgohet Policisë së Shtetit me qëllim ndalimin e qarkullimit. Mjetet që përfitojnë nga falja e gjobave, në rast se do të paraqiten
dhe do të paguajnë taksat për t’i mbajtur aktiv, është rreth 3.6 milionë dollarë.

BIZNESI
Për biznesin, objekt i ligjit të faljes do të jenë detyrimet tatimore që është tatimi mbi vlerën e shtuar, tatimi mbi fitimin, akciza, tatimi mbi të ardhurat personale etj. Të gjitha këto janë objekt i ligjit të faljes, kurse në dogana falen detyrimet që janë të regjistruara si borxh doganor, të cilat mund të jenë rivlerësime apo gjoba. Edhe për këto detyrime, amnistia vepron me të njëjtat parime si në faljen e detyrimeve tatimore, ku deri në 2010 fshihen pa kusht të gjitha detyrimet e subjekteve, ndërsa deri në 2014 falen vetëm gjobat e kamatëvonesat nëse paguhet i plotë detyrimi./ panorama

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here