Dorëhiqet ministri i Drejtësisë në Rumani

3
Kliko per me shume info

Inati popullor në Rumani dha efektin e parë. Ministri rumun i Drejtësisë, Florin Iordache, dha dorëheqjen pas 1 javë protestash masive në kundërshtim të një projekt-ligji për zbutjen e dënimit për pushtetarët e akuzuar për korrupsion.

Nën cilësinë e hartuesit të projekt-ligjit, ministri i drejtësisë mbajti përgjegjësitë e tij, edhe pse sqaroi se kishte vepruar sipas ligjit.

Kliko per me shume info

Sidoqoftë as dorëheqja e Iordaches me gjasë nuk do t’i ndalë protestat. Rumunët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, pasi ajo nuk e ka më besimin e popullit.

“Ne do te rezistojmë.. ne nuk do te largohemi”, thërrisnin manifestuesit e zemëruar me qeverinë, e cila tërhoqi dekretin për të dënuarit për korrupsion dhe pritet të miratojë një ligj të ri”.

Të mërkurën qeveria arriti t’i mbijetojë mocionit të mosbesimit, të kërkuar nga opozita e vendit. Presidenti rumun i bëri thirrje ekzekutivit të mbajë përgjegjësi për veprimet, duke theksuar se nuk largimi i një ministri nuk mjafton.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here