Donald Trump flet hapur: Ja pse po na provokon Rusia me anije spiune

25
Kliko per me shume info

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se duket se Rusia po ndërmerr hapa provokues, siç është lundrimi i anijeve të spiunimit afër bregdetit lindor amerikan, për shkak se Moska ka konkluduar se së shpejti nuk do të ndodhë përmirësim i raporteve.

Mëtutje, në një konferencë të gjatë për gazetarë mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë, e cila shpeshherë fokusohej në Rusinë, zoti Trump tha se nuk mendon se Rusia po e teston atë duke e dërguar anijen vëzhguese, pastaj me vendosjen aktuale të sistemit të ri balistik raketor dhe me fluturimet e afërta ndaj anijes ushtarake amerikane në Detin e Zi, javën e kaluar nga ana e aeroplanëve luftarakë rusë.

Kliko per me shume info

Ai theksoi se këto provokime potenciale janë pasojë e shpresave të thyera të presidenti rus, Vladimir Putin, se lidhjet me Shtetet e Bashkuara do të përmirësoheshin nën presidencën e tij.

“Të gjitha këto gjëra aktuale janë bërë pasi me gjasë Putin ka supozuar se ai nuk do të jetë në gjendje të bëjë marrëveshje me mua, pasi nuk është gjë e popullarizuar për mua që të bëjë marrëveshje”, tha Donald Trump.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here