Reagimi/ “Donald Lu ishte me shërbim në Afganistan kur u eleminua Bin Laden”

Kliko per me shume info

Avokat Spartak Ngjela shkruan në një postim në “Facebook” se Donald Lu ishte me shërbim të lartë diplomatik në Pakistan-Hindi-Afganistan në kohën kur Amerika likujdoi Bin Ladenin.

Ngjela teksa i del në mbrojtje ambasadorit Donald Lu, thotë se korrupsioni dhe mbeturinat e terrorizmit islamik që janë të lidhur me njëri-tjetrin janë drejt zhdukjes.

Kliko per me shume info

Shkrimi i Ngjelës:

Nuk guxojmë të lejojmë që të ndodhë gjenocidi ndaj një populli me histori 3000-vjeçare – Joschka Fisher, 1999

Kështu deklaroi për shqiptarët ministri i jashtëm i Gjermanisë në prag të bombardimit të Beogradit nga NATO.
Kurse këtu ne akoma lejojmë të livadhisin si pronarë, të korruptuar me sy nga orienti, dhe banditë që ndihmën perëndimore amerikano-gjermane e quajnë dhe cënim të sovranitetit.
Akoma Saliun degjoni? Apo taborin e tij? Të gjithë janë të korruptuar… dhe persona që urrejnë shqiptarët pasi i kanë grabitur. Por…
Janë në fund.
Shpresojnë për të pamundurën. Dhe kanë dhe kurajë të flasin edhe kundër ambasadorit amerikan, pse ky është me shqiptarët dhe për shqiptarët kundër korrupsionit.

Sali! ka qënë me shërbim të lartë diplomatik në Pakistan-Hindi-Avganistan, ambasadori Donald Lu, kur u likuidua Bin Ladeni. Mos e quaj të thjeshtë prezencën e tij këtu: ka edhe këtu ISIS dhe ALKAEDA. Mos shko më tej! do likuidohen në Shqipëri që të dy: edhe korrupsioni, edhe mbeturinat e terrorizmit islamik, se janë te lidhur me njëri-tjeterin…

Vetingu filloi… erdhën dy personalitete të spikatur amerikanë në fushën e hetimit dhe jurisprudencës, dhe shqiptarët e pritën me gëzim dhe shpresë lajmin.
Të gjithë shqiptarët me gëzim kanë rrokur dhe po jetojnë me shpresën e shpëtimit nga zgjedha mesjetare e liderëve të tyre të korruptuar…

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here