Donald Lu dhe Tahiri takim “kokë më kokë”

Donald Lu, pas akuzave ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, është pritur nga ministri Sajmir Tahiri në ambientet e Ministrisë së Brendshme. Dy zyrtarët po zhvillojnë një takim ‘kokë më kokë’.

Më herët ambasadori Donald Lu ishte edhe në kryeministri ku u takua me Ramën.
Ditën e sotme, Donald Lu sulmoi hapur prokurorin Adriatik Llalla se ka qenë kundër reformës në drejtësi. Me një mesazh të qartë, Lu pohoi se gjatë procedurës së hedhjes së shortit për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, (KED) Llalla solli vetëm 3 propozime, duke dhunuar sipas tij Kushtetutën, në një kohë kur duhet të sillte një listë me disa emra, të cilët më pas do të përzgjidheshin.

I ashpër ishte dhe reagimi i Prokurorit të Përgjithshëm, në lidhje me këto akuzat, duke i ka cilësuar aspak diplomatike sulmet e Donald Lu, si dhe të përsëritura. Sipas Llallës, ambasadori ka bërë shantazhe dhe presione ndaj këtij institucioni.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Miratohet kompensimi i pronave, ja kush përfiton

Ditën e sotme është publikuar lista e plotë me përfituesit e kompensimit ...