EMRI/ Tenton të djegë me benzinë nënën e tij, bie në pranga 32 vjeçari në Korçë

Aktualitet

Një i ri ka rënë në pranga pasi ka tentuar të djegë me benzinë nënën e tij pas një konflikti për motive të dobëta.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë Emiljan Tushini, 32 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për veprat penale: “Vjedhja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 13.02.2017, në lagjen nr. 8 në Korçë, në banesë dyshohet se ky shtetas pas një konflikti për motive të dobëta me nënën e tij shtetasen M.T, 52 vjeç, i ka hedhur kësaj të fundit lëndë djegëse (benzinë) në trup dhe më pas i ka vënë flakën.

Për pasojë shtetasja M.T, ka pësuar djegie trupore dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Emiljan Tushini, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, por falë veprimeve të shpejta e të mirëkoordinuara të shërbimeve policore, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij, si i dyshuar për veprën penale : “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 79/c dhe 22 të Kodit Penal. Materialet proceduroale iu referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për hetime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT