Shërbeu një vit si paqeruajtës në Afganistan, ish-komando arrestohet për grabitjen në Rinas

Aktualitet

Ditjon Memlikaj, 31-vjeç, nga Tepelena është njëri prej autorëve të grabitjes së 2.7 milion eurove në Qafë-Kashar në 9 shkurt.

Memlika është një ish-efektiv i forcave ushtarake, i cili ka marrë pjesë në operacionet ushtarake të NATO-s në Afganistan prej një periudhe 1 vjeçare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pesë ditë pas grabitjes së miliona eurove në rrugën e Rinasit, Policia e Shtetit ka vënë në pranga 4 prej autorëve të dyshuar, pas një operacioni masiv, ku u përfshinë edhe forcat RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Sipas drejtorit të Policisë së Tiranës, 4 të arrestuarit kanë pranuar para hetuesve dy grabitjet e tjera, pranë Rinasit dhe në autostradë, në datat 9 shkurt 2014 dhe 3 dhjetor 2015.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, vlera monetare të konsiderueshme në valutën paund, dollarë amerikane, kanadezë dhe australianë, euro dhe lekë shqiptare, (kartmonedha këto të deklaruara në transportet monetare të vlerave të bankave respektive).

Është provuar tërësisht mekanizmi dhe roli i gjithë të dyshuarve të përfshirë në këto 2 ngjarje, duke nisur nga marrja e informacionit mbi lëvizjen e eskortës, vëzhguesit dhe personat që kanë kryer goditjen me armë.

ME TE LEXUARAT