Digjni gjethe dafine në shtëpi, do të mahniteni nga ajo që ndodh

Kliko per me shume info

Zakonisht, ne përdorim bimë dhe erëza të ndryshme për të shijuar ushqimet, pa menduar se këta përbërës kuzhine mund të përdoren edhe për qëllime të tjera. Një rast i tillë është përshembull përdorimi i gjetheve të dafinës. Jemi të sigurt se shumë prej jush nuk e dinë se aroma e veçantë dhe e dallueshme e gjetheve të dafinës ka një efekt tepër qetësues në trupin e njeriut.

Gjethet e dafinës kanë qenë prej shekujsh pjesë e mjekësisë natyrore. Vetitë e tyre të jashtëzakonshme mjekësore, si vetitë e forta anti-inflamatore dhe qetësuese janë të njohura dhe të përdorura gjerësisht edhe nga grekët e lashtë. Përveç kësaj, besohej se gjethet e dafinës mund të mbështesnin edhe trajtimin e epilepsisë.

Kliko per me shume info

Edhe sot, shumë praktikues të mjekësisë natyrore i pranojnë përfitimet e mahnitshme shëndetësore të gjetheve të dafinës, të cilat përfshijnë uljen e hipertensionit, mbrojtjen nga pagjumësia dhe stresi, si dhe kontrollin e niveleve të kolesterolit në gjak.

Për të marrë përfitimet shëndetësore të gjetheve të dafinës mund t’i shtoni ato në ushqim ndërsa gatuani, ose mund t’i ndizni lehtë dhe me kujdes në një tas rezistent ndaj nxehtësisë dhe të lini aromën të përhapet ngadalë nëpër shtëpi, shkruan Shije. Djegia e gjetheve të dafinës është shumë e dobishme për të relaksuar muskujt, për të qetësuar mendjen dhe për të përmirësuar gjendjen shpirtërore.

Gjethet e dafinës janë gjithashtu një nga ilaçet më të fuqishëm kundër furrtares së zezë!

Nëse insektet kanë pushtuar kuzhinën ose oborrin tuaj, përdorni gjethe dafine për t’i sprapsur. Vështirë se mund të gjeni një zgjidhje më të mirë se gjethet e dafinës, për shkak se janë krejtësisht të sigurta për t’u përdorur edhe kur keni vërdallë fëmijë të vegjël ose kafshë shtëpiake. Aroma e tyre e fuqishme funksionon mrekulli kur bëhet fjalë për të larguar furrtaret e zeza apo insekte të ngjashme.

Kjo metodë është shumë e thjeshtë.

Vendosni disa gjethe dafine në çdo qoshe të shtëpisë ose kopshtit. Meqënëse ato janë jo toksike, mund t’i përdorni edhe në kuzhinë ku ruani ushqimin.

Për këtë qëllim mund të përdorni edhe gjethe dafine të thata edhe të freskëta, por ato të thata janë më të efektshme, për shkak se aroma e tyre është më e fortë.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here