Dhuna në familje, arrestohen nëna me djalin, tentuan të mbysin 57-vjecarin

Aktualitet

Dhuna në familje ka qenë shkaku i arrestimit të nënës dhe të birit në fshatin Gramsh të Lushnjes, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhunuar fizikisht e më pas kanë tentuar ta mbysin 57-vjeçarin E. Cani.

Artur Cani, 27 vjeç, si dhe nëna e tij Nafie Cani, 53 vjeç, janë arrestuar nga efektivët e policisë së Lushnjes, ndërsa materialet hetimore ndaj tyre për “dhunë në familje” i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje.

ME TE LEXUARAT