Dhjetëra avionë amerikanë zbarkojnë në Evropën Lindore (Video)

Dhjetëra avionë amerikanë të llojit “Chinook”, helikopterë “Apache” dhe “Black Haëk” kanë zbarkuar në qytetin portual gjerman të Bremerhavenit, si një përpjekje e rritjes së pranisë luftarake të NATO-s në Evropën Lindore, për t’iu kundërvënë “kërcënimit rus”, raporton “Russia Today”.
Në mesin e pajisjeve luftarake të Uashingtonit përfshihen 49 helikopterë dhe disa kamionë nga Brigada e Aviacionit “US 10th Combat Aviation Brigade”.
Shumica e pajisjeve do të transportohen në bazën e NATO-s në qytetin gjerman të Illesheim, ndërsa pjesë të tjera të pajisjeve ushtarake do të dërgohen në vende të tjera si Lituania dhe Rumania.Gjenerali i Përgjithshëm, Duane Gamble tha se qëllimi i misionit është që “të trajnohemi së bashku me aleatët e NATO-s për të forcuar së bashku aleancën”/shqipëriaime/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Sulmi terrorist në Londër alarmon banorët, autori ende i paidentidikuar

Të paktën 5 persona bashkë dhe me agresorin humbën jetën në sulmin ...