Detajet e reja, “duam 50 mijë euro ose…”, si e gjobisnin biznesmenin

Zbardhen detaje të reja në lidhje me gjobëvënien e ndodhur në Fier.

Dy autorët e krimit i kishin marrë të dëmtuarit prej kohësh mbi 30 mijë euro, por nuk iu mjaftuan. Ditën e sotme, Policia e Fierit deklaroi se ka arrestuar dy gjobëvënës ndaj një biznesmeni.

Në pranga gjatë operacionit të koduar “Dermenasi” kanë përfunduar Nezir Bullaku, 48 vjeç, i dënuar më parë për vrasje në tentativë dhe Afrim Berisha.

Kohët e fundit ata kishin kërcënuar sërish biznesmenin E.R, ndërsa i kërkonin 50 mijë euro. Në momentin e arrestimit atyre i’u sekuestrua një shumë prej 3000 eurosh, të cilën sapo ia kishin marrë nga biznesmeni.

Gjatë arrestimit policia gjeti dhe disa aparate celular të përdorur nga të dyshuarit dhe një karikator arme zjarri pistoletë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

EMRI/ Policia mban nën vëzhgim shqiptarin, i hyn në banesë dhe gjen “dyqan kokaine”

Një 22-vjecar shqiptar është arrestuar sot nga Policia italiane. Shqiptari i identifikuar si Alban ...