Detajet e konfliktit/ Dentisti u mor në peng për 7 mijë lekë, arrestohet një 32-vjeçar

Policia e kryeqytetit ka prangosur një 32-vjeçar dhe një tjetër po procedohet në gjendje të lirë pasi akuzohen për pengmarrjen e një personi.

Sipas policisë, shtetasit Erjon Basha, 32 vjeç dhe Q. Basha, 71, të dy banues në Tiranë kanë mbajtur pa dëshirën e tij, David Pianën duke mos e lejuar të dalë nga dyqani i tij.
Aryseja pse 41-vjeçari me profesion dentist mbahej peng, ishte moskthimi i një shume monetare prej 7000 lekë, thuhet në raportimin e policisë.
Gjithashtu raportohet se personat kanë pasur marrëdhënie qiraje. Duke qenë se dentisti Piana nuk i kishte dhënë 70 mijë lek të vjetra, babë e bir e morën peng duke e lidhur në një dhomë.

Ngjarja ndodhi përballë drejtorisë së policisë. Ishin fqinjët ata që lajmëruan uniformat blu pas zhurmave që dëgjonin nga dentisti i marrë peng që kërkonte ndihmë. Policia ndërhyu menjëherë duke arrestuar 32-vjeçarin Erjon Basha. Materialet i kaluar Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Rrëfimi/ Trafiku i armëve Serbi-Shqipëri-Greqi, ja çfarë tha gjermanja nga burgu

Një rrëfim është bërë nga gjermanja për trafikimin e armëvë të linjës ...