Detajet/ Droga e sekuestruar në Jon, policia: Nuk është nisur nga Shqipëria

Kliko per me shume info

Të tjera detaje janë zbuluar nga policia e shtetit mbi drogën e kapur në detin Jon. Sipas njoftimit të policisë, deri më tani janë grumbulluar dhe peshuar rreth 1991 kg lëndë narkotike, ndërsa identifikuar njëri prej skafistëve, identiteti i të cilit nuk jepet. Gjtihashtu, policia thekson se skafi mendohet të mos jetë nisur nga Shqipëria, por ndërkohë shton se njëri prej skafistëve është shqiptarë.
“Vendi ku është identifikuar skafi është rreth 110 milje larg brigjeve shqiptare në jug të ishullit të Korfuzit. Deri ne këto momente nga hetimet dhe verifikimet e kryera nga policia shqiptare, greke dhe italiane nuk rezulton që skafi të jetë nisur nga Shqipëria. Njëri nga skafistet e identifikuar ka dale nga Shqipëria me 30.1.2017 nga PKk Kakavijë. Dyshohet se Skafi mund te ketë pikënisjeje edhe jashtë brigjeve shqiptare”, thuhet në njoftim.
Policia thotë gjithashtu se nga analizimi i provave te sekuestruara rezulton se mënyra e ambalazhimit te thasëve, nuk është si ambalazhimi që bëhet në Shqipëri.
“Gjithashtu lënda narkotike e nisur nga Shqipëria, dhe që është sekuestruar nga policia italiane dhe ajo greke, në të gjitha rastet ka pasur shenja dalluese për ata qe do ta prisnin në mbërritje. Nisur nga koordinatat ku është identifikuar mjeti, distanca nga brigjet tona dhe dyshimeve te bazuara në prova, nuk është arritur në përfundimin që mjeti është nisur nga Shqipëria”, thuhet më tej.
Me hyrjen ne ujerat tona territoriale, pas ndjekjes se avionit Frontex, GdF dhe Rojës Bregdetare greke (të cilët janë njoftuar nga pala shqiptare), hynë në veprim dhe forcat tona duke shtuar numrin e pjesëmarrësve ne operacion në det dhe tokë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here