Detajet/ Atentat me armë në Vlorë, ja kush ishte shenjestra

Aktualitet

Një natë më parë në Vlorë është raportuar një sulm me armë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Llakatund të Vlorës. Sipas policisë në shënjestër të atentatit ka qenë një 52-vjeçar ndaj të cilit janë qëlluar me disa plumba. Shtetasi me inicialet P. S., ka qenë duke u kthyer me makinën tip “Benz” në banesën e tij, kur persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar me armë, në tentativë për ta vrarë.

Pasi ka dëgjuar krismat, 52-vjeçari ka shpejtuar dhe ka arritur në banesën e tij. “Gjatë kontrollit të makinës është parë se ajo ishte goditur nga 4 plumba”, thanë burime policore të qytetit bregdetar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me këtë atentat, që fatmirësisht ka përfunduar pa viktima. Ende nuk dihet se kush është autorit apo autorët e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT