Detaje të reja nga masakra e çiftit shqiptar në Athinë, djali i paralajmëroi: ‘Mama, erdhën policët’

Aktualitet

Masakra e disa ditëve më parë në Athinë, ku vdiq në mënyrë tragjike cifti shqiptar, ende është në hetim. Të tjera detaje zbulohen. Mama, mama erdhën policët’. Kjo ka qenë një nga frazat paralajmëruese që djali i vetëm i çiftit shqiptar Halitaj. Ishte pikërisht 28-vjeçari ai që hapi derën pasi flinte në sallonin e banesës, ndërsa bërtiti me të madhe për të paralajmëruar prindërit.

Ashtu siç njoftojnë edhe mediat greke, bazuar edhe në të dhënat zyrtare të policisë, dy grabitësit u prezantuan si policë për të hyrë brenda shtëpisë. Po ashtu, mësohet se djali pavarësisht se ishte dëshmitar okular i ngjarjes, ai vuan nga autizmi dhe nuk ka deklaruar asgjë për policinë. Po ashtu, dje vajza 17-vjeçare e çiftit pohoi se kishte parë që dy persona kishin hyrë në dhomën e prindërve, ndërsa në shqip kishin thënë; ‘Lekët, lekët’. Sipas burimeve të CNN grek, hetuesit kanë mbledhur gjurmë të mjaftueshme ADN-je dhe priten rezultatet për të mësuar se kujt i përkasin.

NGJARJA

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Krimi që tronditi kryeqytetin helen dhe jo vetëm, ndodhi në 3 shkurt rreth orën 02:00 në rrugën ‘Olympou’ në Athinë. Mediat greke raportojnë se kanë qenë 2 persona të maskuar ata që kanë hapur zjarr në fillim ndaj gruas 50 vjeçe, duke e qëlluar disa herë me pistoletë në kokë dhe më pas ndaj burrit të saj. Paralelisht plagosën me mjete prerëse në fytyrë djalin e tyre 28 vjeç. Gjithçka në prezencë të vajzës 17-vjeçare. Çifti u dërgua me urgjencë në spital por gruaja ndërroi jetë gjatë rrugës, ndërsa burri u transportua në spital në gjendje të rëndë, ndërsa humbi jetën dje pasi kishte marrë dëmtime të mëdha në kokë.

DYSHIMET

Policia greke fill pas ngjarjes së rëndë pohoi se po heton rreth dy pistave, për një grabitje të mundshme. Nga dëshmia e fëmijëve të çiftit Halitaj, mësohet se agresorët flisnin shqip. Po ashtu, pavarësisht pistës së grabitjes, nuk përjashtohet edhe fakti se mund të ketë qenë një larje hesapesh, pasi autorët kanë hyrë direkt në dhomën e gjumit dhe kanë hapur zjarr. Sipas ekspertëve të çështjes, fakti që vrasësit nuk qëlluan ndaj dy fëmijëve lë vend për dyshime se bëhet fjalë për larje hesapesh. Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, e cila mori dy jetë njerëzish.

ME TE LEXUARAT