Detaje/ Grabitja në Rinas, gjenden dy tenxhere me presion të mbushura me valutë

Vazhdojnë hetimet mbi grabitjen e parave në Rinas, me operacionin e koduar “Patriot”. Mësohet se policia në Vlorë ka informuar se u gjetën në një ambient të jashtëm të groposura dy tenxhere me presion të mbushura me kartëmonedha Paund, Dollarë Amerikanë, Australiane, Kanadeze si dhe Euro.
Tenxheret me presion para se të groposeshin në tokë, ishin mbështjellë me qese ndërsa tufa e kartëmonedhave ishin mbështjellë me gazeta.
Vijojne kontrollet
Ndërkohë operacioni ka vijuar gjatë gjithë natës në Tiranë dhe në disa qarqe.
Kontrollet kanë vijuar në disa banesa, hotele e lokale në Prezë, Vorë, Farkë, në Vlorë, Lushnje etj.
Operacioni vijon qoftë për gjetjen e provave të tjera materiale ashtu edhe për kapjen e personave të përfshirë në këto ngjarje.
Deri tani janë arrestuar 4 persona ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ata akuzohen edhe për grabitjen e ndodhur në dhjetor 2015 po në rrugën drejt Aeroportit “Nënë Tereza”

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Grabisin dy pika karburantesh në Vlorë, kërcënuan punonjësit me pistoletë lodër

Dy karburante janë grabitur në Vlorë, një në hyrje të qytetit, tjetri ...