Ky ishte rezultati i kryederbit të fundjavës në kampionatin anglez

39
Kliko per me shume info

Chelsea e ka fituar derbin anglez të kësaj fundjave, duke mposhtur Arsenalin, me rezultat 3-1, të shtunën në ‘Stamford Bridge’, në javën e 24-të të Premier League-s.

‘Blutë’ e Londrës edhe në duel me ‘Topçinjtë’ treguan se nuk janë rastësisht në krye të tabelës. Skuadra e Antonio Contes ka zhvilluar një super-ndeshje, duke qenë ekip më i mirë në terren se të përzgjedhurit e Arsene Wenger.

Kliko per me shume info

M.Alonso (13’) zhbllokoi rezultatin, duke kaluar nikoqirët në epërsi prej 1-0, rezultat më të cilin skuadra shkuan në pushim.

Edhe në pjesën e dytë, ishte skuadra e Chelseat më e mirë në terren, duke shënuar edhe dy herë. Eden Hazard (53’) dyfishoi avantazhin e skuadrës vendëse, kurse, goditjen e tretë mysafirëve ua dha ish-kapiteni i tyre, Cesc Fabregas, i cili shfrytëzoi mjaft mirë gabimin amatores të portierit te Arsenalit, derisa golin e nderit për ekipin udhëtues e realizoi Giroud (91’).

Pas kësaj fitore, Chelsea është në rrugë të mirë për ta fituar titullin e kampionit, pasi që tani ka 59 pikë, 12 më shumë së Tottenham e Arsenal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here