Deputetja e PD letër të rëndë Edi Ramës: Të drejtohem si nënë....!

Politikë

Një letër e hapur ka shkruar në drejtim të kryeministrit Edi Rama, nga deputetja e PD-së, Albina Deda.

Në këtë letër, të cilën e ka bërë publike edhe në rrjetet sociale, deputetja i shkruan Ramës më shumë si një studente e grevës së urtisë së dhjetorit ’91 sesa si një deputete e Kuvendit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe pse me fjalë të rënda fyese, deputetja në fund e mbyll letrën me një kërcënim të hapur ndaj Ramës, i cili deri më tani ka qenë ‘tolerant’ ndaj gjithë tubimit që a ndërmarrë PD përpara Kryeministrisë.

Letra e plote

Leter e hapur Edvin Kristaq Rames-Kryeministrit uzurpator te Shqipërisë!

Po te shkruaj jo si politikane e deputete!

Jo aspak.Por si nje ish-studente e dhjetorit, e lindur e rritur ne Mirdite, qe per te hequr qafe mallkimin komunist dha bijte e bijat me te mira.

Po te shkruan nje mjeke qe ja shite edhe formulen e Hipokratit klienteve te tu byroiste.

Po te shkruan nje zonje e indinjuar per perversitetet e njohura e dhunen tende ndaj gjinise se saj te brishte.

E kuptoj gjendjen tende preverse pathologjike dhe paranojat qe te jep overdoza duke degraduar personalitetin tend nga ana psikologjike!

Por megjithate ti sot je kryeminister.

Ndaj reflekto ndaj protestes sone! Bindu sot se nuk eshte demarsh politik por revolte demokratike kunder sulltanatit te droguar kleptokratik.

Mos abuzo me tolerancen tone se ti paranojak do largohesh shume shpejt por largimi yt nuk dua te kete asnje kosto te papelqyer per Atdheun tim.

Une jam e bindur se ti nuk njeh as princip as nuk ke fe e atdhe!

Ti je monster kukull e krimit e oligarkise.

Por ik dorehiqu dhe mos u perball me zemerimin e demokrateve fisnike te Shqiperise!

Dije se dhe durimi yne ka cak.

Te siguroj se po I afrohehesh vijes se limiteve humane. AD

ME TE LEXUARAT