Deputetja e PS merr në mbrojtje Braçen: Noka, ky armik i qytetërimit!

11
Kliko per me shume info

Deputetja e Partisë Socialiste, Ledi Shamku shkruan se Flamur Noka nuk është armik politik, por armik i qyteterimit.

Deputeti i PD-së, Flamur Noka u përjashtua dje nga Kuvendi pasi gjuajti me librin e rregullores deputetin Erjon Braçe. Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se u përjashtua si armik politik i qeverisë.

Kliko per me shume info

Statusi i Shamkut:

Jo, Flamur, ti nuk je “armik politik”, siç e quajte veten. Fjala politikë ka në rrënjë të saj fjalën “polis” – qytet.

Dhe qytetet kanë qytetërim. Në këtë kuptim, ti je bash antipolitik.

Të kisha dy metra larg sot, kur zgjodhe (si përherë xhanëm) të përdorje duart në vend të fjalëve; krahun në vend të mendjes.

I kemi ca miliona vjet ne njerëzit që kemi zbritë nga pema dhe kemi mësuar të flasim. U përjashtove si antipolitik, si armik i qytetërimit, meqënëse don patjetër ta quash veten armik.

Së paku ta dish armiku i kujt je!


Kliko per me shume info

SHARE

2 COMMENTS

  1. Po ai që të hodhi nga shkallët e të theu krahun çfarë është? Miku i qytetërimit apo turpi i qytetërimit? Apo rroftë se jep ylefe, bile edhe të majme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here