Deputeti "ia merr këngës": Respekt për demokratët, por respekt për Lulin...JO!

Aktualitet

Deputeti i PS-së, Ervin Bushati në një reagim lidhur me protestën e opozitës thotë se nuk ka respekt për kreun e demokratëve, Lulzim Bashën.

Statusi i tij në Facebook mban një titull që ngjason me këngën e Flori Mumajesit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Respekt për demokratët, por respekt për Lulin...Jo"- fillon shkrimi i deputetit socialist.

Statusi i Bushatit në Facebook:

RESPEKT PËR DEMOKRATËT/ POR RESPEKT PËR LULIN … JO!

Bojkoti i Parlamentit, dhe të Dialogut mes palëve sidomos në një moment udhëkryq për Reformën në Drejtësi & #vetting që duhet të nisë sa më shpejt: është tepër i dëmshëm për Demokracinë Shqiptare.

Brenda “Tendizmit” të tij, z. Basha ka mbyllur një Paradoks thelbësor: kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme, POR zgjedhjet e lira dhe të ndershme garantohen vetëm në një shtet ligjor, rend ligjor, Garantohen në një vend ku funksionon Drejtësia.

Ai bllokon Drejtësinë, të vetmin Garant të Demokracisë!

Arsyet e Bashës të Strukjes në tendë:

1. Kasta e Bashë/Berishës përpiqet të shpëtojë nga vetting, ndaj kanë bllokuar proçesin.

2. Bashës i duhet një alibi që bashkë me humbjen e zgjedhjeve, të mos humbasë PD – si udhëheqës i saj.

3. Sa më shumë vazhdon këtë rrugë pa krye; aq më të vështirë e bën daljen pa një strategji apo arsye pse do dalë nga tenda e tij.

Respekt për Protestën, POR Respekt për Lulin … JO! #reformanedrejtesi #vetting #bashakerkonalibi #pd_strucinetende

ME TE LEXUARAT